Përdhosen muralet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe të UÇK në Çair të Shkupit

Përdhosen muralet e Adem Jasharit, Komandant Telit…

Në Çair të Shkupit, janë përdhosur muralet me figurat e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe simbole të UÇK-së me mbishkrime “Vdekje UÇK, Maqedoni e Madhe”. Ky vandalizëm ka ndodhur pikërisht në përvjetorin e rënies së Komandant Telit, duke e bërë aktin edhe më provokues. Muret janë dëmtuar dhe mbisulkrime të ndryshme janë shkruar mbi to. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Reagimet politike ndaj këtij vandalizmi kanë qenë të ashpra, duke e cilësuar atë si një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve nga elementë radikalë nacionalistë në RMV. Ky veprim është parë si një sulm ndaj historisë dhe simboleve të luftës çlirimtare të shqiptarëve. Përfaqësues të ndryshëm politikë kanë kërkuar që institucionet të reagojnë dhe të zbulojnë autorët. Ata kanë theksuar se figura të tilla duhet të respektohen dhe çdo përdhosje e tyre është e papranueshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit