Përdhoset flamuri kuq e zi në Maqedoninë e Veriut| Shqiptari nxjerr 'vrer' duke mallkuar: U vraftë buka

Përdhoset flamuri kuq e zi në Maqedoninë…

Flamuri shqiptar i vendosur në fshatin Kollare në Maqedoninë e Veriut është përdhosur nga disa persona ende të paidentifikuar. Përdhosjen e flamurit kuq e zi në Maqedoninë e Veriut, e ka publikuar në Facebook-un e tij, ish-kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani. Krahas fotos ku shihet flamuri shqiptar me shtizë të thyer, Limani ka lëshuar edhe mallkime të forta për autorët.

Reagimi i plotë:

FLAMURI! O’FLAMUR GJAK, O’FLAMUR SHKABË. O’VËND E VATËR, O NËNË E BABË! Flamuri nuk është për Qibar, por u takon Familjeve të sakrificës së madhe ngase vetë Ata, i njohin vlerën. Mos e vendos kur s’di ta mbajshë dhe s’ke forcë ta mbrosh. Por kështu ndodh kur vendoset flamuri, për t’u ngritur në pozita! Flamuri nuk është copzë lecke e lyer me ngjyrë të kuqe, por është simbol i larë me gjakun e Dëshmorëve. U vraft buka që kapërdini nga duarët e Atyre që flijuan jetën, për të patur pozita! U verboftë drita e diellit të lirisë që u sollën Ata që treten në varre!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit