Përdhunimi i 13-vjeçares në Itali, Salvini: Abuzuesit të kastrohen kimikisht

Përdhunimi i 13-vjeçares në Itali, Salvini: Abuzuesit…

Italia se shpejti do të propozojë një ligj për tredhjen (kastrimin) kimik, ndaj abuzuesve seksualë dhe autorëve të sulmeve të kësaj natyre!

E gjitha kjo është artikuluar nga zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini i cili duke iu referuar rastit të rëndë të përdhunimit në grup të një 13-vjeçareje nga 7 emigrantë Egjiptjanë të jashtëligjshëm, ka kërkuar ndaj tyre këto masa të ashpra. “Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Një kurë mund të ekzistojë, kastrimi kimik”, tha Salvini.

Sipas mediave në vendin fqinj, partia në pushtet së shpejti pritet të paraqesë propozimin për këtë ligj nëpërmjet deputetes Annalisa Tardino. Ky dënim është shikuar si i arsyeshëm ndaj përdhunesve dhe pedofilëve, në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë më e madhe.

Rasti i 13-vjeçares tronditi mbarë opinionin vendas, pasi ajo u abuzua në një prej tualeteve publik në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit nga 7 persona. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të të dashurit të saj 17-vjeçar.

Në deklarimet e veta, vajza ka dhënë një përshkrim tronditës të asaj që ndodhi, teksa thotë: “dy prej tyre më kapën mua dhe të tjerët kapën mikun tim dhe na çuan në tualet. Ishte një makth, aty nuk kishte njeri në atë moment! Dy prej tyre më përdhunuan, ndërsa të tjerët shikonin dhe e detyruan shokun tim të shikonte. Ai bërtiste dhe ishte i dëshpëruar. I thashë: ‘Të lutem, po të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj”!

I gjithë ‘makthi’ ka zgjarur për 30 minuta, dhe çifti i të rinjëve kanë mundur të arratisen nga duart e abuzuesve. Vetë vajza më pas ka identifikuar dy prej autorëve të dyshuar që morën pjesë në aktin e rëndë, ndërsa policia ka arrestuar dhe personat e tjerë. Rezulton se njëri prej tyre ishte përdhunuesi, ndërsa tjetri ishte një nga djemtë që vëzhgonte dhe frenonte të dashurin e vajzës. Tek një prej të miturve u gjet material gjenetik, i cili bëri të mundur edhe identifikimin e tij si pjesëmarrës në akt.!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit