Përdhunimi i 15-vjeçares nga ish-roja e shkollës/ Deputeti i opozitës së re thirrje: Të rikthejmë dënimin me vdekje. Pedofilët duhet të varen në mes të qytetit

Përdhunimi i 15-vjeçares nga ish-roja e shkollës/…

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë thirrje që të rikthehet dënimi me vdekje, nisur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua një javë më parë në Babrru, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga ish-roja e shkollës dhe tre persona të tjerë.

Nga foltorja e Kuvendit, Valteri tha se persona të tillë “duhen varur në mes të qytetit”.

Kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje dhe njëherë se këta maskarenjë nuk meritojnë të jetojnë, Bëj thirrje ta diskutojmë të flasim dhe njëherë, kush përdhunon fëmijë të varet në mes të qytetit”, tha Valteri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit