Përdhunimi i 23 vjeçares/ Familjarët i kërkojnë Rapos para për të tërhequr kallëzimin

Përdhunimi i 23 vjeçares/ Familjarët i kërkojnë…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Vithkuq të Korçës, ku i ati i 23-vjeçares denoncoi kryeplakun e fshatit Rehova për përdhunim ndaj vajzës së tij. Nga burimet e terrenit mësohet se familja e vajzës i ka kërkuar një shumë të majme familjes Rrapo si kusht për të tërhequr kallëzimin nga policia.

Banorët e Vithkuqit, jashtë kamerave janë shprehur për familjen Rrapo që është një familje model dhe nuk e besojnë që Ervis Rrapo të ketë abuzuar 23 vjeçaren.
Gjithashtu

Ajo që është vënë re është dëshmia e Babait të vajzës në polici e cila është kontradiktore me deklaratën për media të së ëmës. I ati i vajzës ka thënë në polici që e ka parë 29 vjeçarin që po dilte nga banesa, ndërsa e ëma sot para kamerave tha se i ati e ka gjetur Ervis Rapajn së bashku me të bijën pa rroba ne korridorin e shtëpisë.

Gjithashtu e ëma e 23 vjeçares hedh poshtë që vajza ka probleme mendore. Por policia dhe banorët e fshatit konfirmojnë faktin që vajza ka probleme të tilla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit