Përdhunimi i të miturës nga roja i shkollës/ Kërkohet dorëheqja e Besa Shahinit

Përdhunimi i të miturës nga roja i…

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka protestuar sot, duke kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, pas ngjarjes skandaloze, ku një e mitur në Babrru është përdhunuar nga roja i shkollës.

Disa të rinj protestuan para Ministrisë së Arsimit me foton e Ministres Shahini dhe me slloganin “Heshtja është abuzim për së dyti”.

Sipas FRPD për shkak të politizimit të skajshëm të drejtorëve dhe shumë mësuesve dhe mbrojtjes së tyre nga partia në pushtet, shkollat janë shndërruar në strehë e bullizmit, abuzimeve, paligjshmërisë dhe papërgjeshmërisë.

Zinxhiri përgjegjës, që nga drejtori dhe deri tek policia ka dështuar, sepse ata japin llogari përpara partisë në pushtet, e cila synon fshehjen e fenomeneve të rënda në sistemin arsimor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit