Përdhunoi dhe rrahu mizorisht gjyshen 89-vjeçare, arrestohet monstra nga Grabjani

Përdhunoi dhe rrahu mizorisht gjyshen 89-vjeçare, arrestohet…

Policia e Divjakës arrestuar ditën e sotme 30-vjeçarin S.M, i cili përdhunoi dhe rrahu brutalisht gjyshen e tij 89-vjeçare, N.M.

Ngjarja u denoncua nga djali i të moshuarës, i cili u shpreh se mbrëmjen e djeshme ka qenë në qytetin e Fierit për të pritur djalin që i vinte nga Greqia dhe në momentin që u kthye në shtëpi e gjeti të ëmën të zhveshur dhe të rrënuar.

Sipas tij e moshuara i kishte thënë se ishte përdhunuar nga nipi 30-vjeçar., në gjendje të dehur, i cili u arrestua nga policia.

“Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit