Përdhunoi gjyshen, arrestohet 36 vjeçari në Divjakë

Përdhunoi gjyshen, arrestohet 36 vjeçari në Divjakë

Saimir Metani, 36 vjeçari që rrahu dhe përdhunoi gjyshen e tij në Divjakë, është arrestuar nga Policia në kushtet e flagrancës. Ai u shoqërua dje menjëherë pas ngjarjes, ndërsa sot njoftohet arrestimi i tij.

Djali i të moshuarës ka denoncuar 36 vjeçarin në Polici dhe është shprehur se Saimir Metani kishte kryer veprime të ngjashme edhe më parë, ndaj të afërmve, në Greqi. Ai tha se i arrestuari nuk është djali i tij, por djali i gruas nga një martesë tjetër.

Informacion i Policisë Divjakë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit