Përdhunoi një vajzë shqiptare, Italia i kërkon Brazilit të ekstradojë Robinho-n

Përdhunoi një vajzë shqiptare, Italia i kërkon…

Ish-ylli i Milanit, Robinho është dënuar me 9 vite burg nga drejtësia italiane. Ai u akuzua për përdhunimin e një 22-vjeçare shqiptare. Ngjarja ndodhi në Milano më 22 janar 2013, teksa Gjykata e Milanos dha vendimin për sulmuesin brazilian më 23 nëntor 2017.

Së fundmi, qeveria italiane i ka kërkuar Brazilit të zbatojë dënimin me nëntë vjet burg ndaj ish-futbollistit Robinho, i dënuar për përdhunim. Po ashtu autoritetet italiane kërkojnë që të zbatohet dënimi edhe ndaj Ricardo Falco, mikut të ish-sulmuesit të Milanit.

Të dy u dënuan në Itali për përdhunimin e vajzës të re shqiptare dhe çështja kërkohet t’i dorëzohet autoritetit gjyqësor kompetent brazilian.

Ministria e Drejtësisë së Italisë i kërkoi Brazilit të ekstradonte Robinhon dhe Falcon në shtator të vitit 2022. Një kërkesë e refuzuar nëntorin e kaluar, për shkak se neni 5 i Kushtetutës braziliane ndalon ekstradimin e shtetasve të saj.

Nuk dihet nëse Robinho do të vuaj dënimin në Itali apo Brazili do të pranojë ekstadimin e tij. Dy shtetet duket se nuk po gjejnë gjuhën e komunikimit, por mbi ligjin duket se vetëm “falje” nuk do të ketë, pavarësisht ku vuhet dënimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit