Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/ Në gjendje të rëndë “Dragoi i Kavos, si përfundoi në greminë gjatë operacionit policor

Përdhunoi shqiptaren për 48 orë/ Në gjendje…

Përdhunues serial e ka quajtur në një artikull të botuar mëngjesin e sotëm Daliy mail Dhimitri Aspiotin, të njohur si “Dragoi i Kavos”, i cili rrëmbeu dhe përdhunoi një shqiptare për 48 orë në Greqi.

47-vjeçari aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u rrëzuar nga një grykë mali ku po fshihej. Daily mail raporton se Dhimitri Aspiotin ka thyer legenin, brinjë, rruaza të shtyllës kurrizore dhe ka hematoma në veshka.

I ashtuquajturi “Dragoi i Kavos” u arrestua nga oficerët pas një operacioni tre-orësh ku morën pjesë më shumë se 50 oficerë policie.

Kush është dragoi i Kavos

Greku akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçares shqiptare për 48 orë. Aspioti dyshohet se e ka mbajtur të lidhur shqiptaren në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi.

Sulmi ndodhi ndërsa ajo po bënte një shëtitje përgjatë plazhit. Aspiotis e fillimisht e ka goditur me grushte në fytyrë para se ta tërhiqte nga flokët në pyll për ta përdhunuar pesë herë nën kërcënimin e thikës.

Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga burri i saj, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk gjeti në banesë bashkeshorten. Ai tha për policinë se një nate më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.

Ndërsa 34-vjeçarja u tha agjentëve të policisë se ishte mbajtur brenda kasolles për dy ditë. Agresori e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë dhe në vazhdim e kishte përdhunuar.

47-vjeçari ishte arrestuar në 2002 për përdhunim dhe ishte liruar në 2019. Ai ishte dënuar me 53 vjet burg, për dhjetëra përdhunime femrash nga vende të ndryshme të botës, por u lirua para afatit.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit