Përdhunoi të bijën për 16 vite, jepet dënimi përfundimtar për babain 'monstër'

Përdhunoi të bijën për 16 vite, jepet…

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 15 vite burg Qirjako Nakuci. Ky i fundit akuzohet ka përdhunuar për 16 vite vajzën e tij. 61-vjeçari Qirjako Nakuçi ka përdhunuar të bijën që kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe, Kujtojmë se ishte vetë e bija që e denoncoi tre vite më parë Nakuçin, i cili u arrestua në vitin 2018.

NJOFTIMI:
Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësjame iniciale J.N,me datë 29.08.2018 në Tiranë, është proçeduar babaii saj, shtetasi me iniciale Q.N, i akuzuar se për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale ndaj viktimës së veprës penale.Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur Q.N, iakuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e parashikuar nga neni 106 dhe 100/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 2923 datë 19.12.2019 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe në bazë të nenit 100/1të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, dhe në bazë të nenit 106 të K.Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin Q.N me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale Q.N, i cilikërkoi pafajësi, duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish bashkëshortes.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Valdete Hoxha dhe anëtar znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 698 datë 21.12.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 2923 datë 19.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 21.12.2021
Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
Jonida Capo

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit