Përdhunoi të miturën në kishë, e pëson keq prifti grek

Përdhunoi të miturën në kishë, e pëson…

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një prift të një kishe në lagjen Kato Patisia të Athinës. Sipas athensmagazine.gr, prifti akuzohet se nga fundi i vitit 2019 deri në fillim të vitit 2020 ka përdhunuar me forcë një të mitur, asokohe vetëm 15 vjeç. Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia greke ka arrestuar një prift 37-vjeçar në Athinë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Ndër të tjera bëhet me dije se prifti, babai i dy fëmijëve, shërbente në kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës. Mësohet gjithashtu se prifti ortodoks ka shfrytëzuar shkollën e Katekizmit për të qëndruar pranë vajzës duke e abuzuar seksualisht

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit