Përdhunoi vajzën shqiptare, gjykata lë në fuqi dënimin me 9 vite burg për Robinho

Përdhunoi vajzën shqiptare, gjykata lë në fuqi…

Gjykata e Kasacionit në Romë ka vendosur të mbajë në fuqi dënimin prej 9 vitesh për futbollistin brazilian Robinho. Sulmuesi u akuzua në vitin 2013 për përdhunimin e një vajze shqiptare në bashkëpunim me shokun e tij. Avokatët e lojtarit e kundërshtuan këtë vendim dhe paraqitën një apelim, por që u refuzua nga gjykatësit në Romë, shkruajnë mediat angleze.

 Me këtë dënim, sistemi i drejtësisë italiane mund të kërkojë ekstradimin e Robinhos legjislacioni brazilian ka vënë veton ndaj ekstradimit të brazilianëve. Për këtë arsye Italia do të kërkojë dënimi të kryhet në një burg në Brazil. Në vitin 2017, gjykata urdhëroi që për viktimën të jepeshin 60,000 € si kompensim për vuajtjet e saj.

“Burg menjëherë, nuk kam më për të thënë. Ka ende një apel, por… Çfarë doni më shumë? Burgu. Asnjë përdhunues nuk mund të duartrokitet” – tha asokohe ministri brazilian Damares Alves.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit