Përdhunuan dhe hodhën nga shkëmbinjtë studenten greke/ Gjykata dënon me burgim të përjetshëm të riun shqiptar dhe shokun e tij

Përdhunuan dhe hodhën nga shkëmbinjtë studenten greke/…

Drejtësia greke ka dënuar me burgim të përjetshëm 21 vjeçarin shqiptar Aleksandër Lucaj si edhe 23 vjeçarin grek, Manilos Bukuras, të cilët në bashkëpunimin përdhunuan dhe vranë në mënyrë macabre student greke, Eleni Topaludhi, 21 vjeç.

Edhe pse avokatët mbrojtës kërkuan lehtësime, Gjykata e Athinës nuk pranoi asnjë nga argumentet e tyre, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Eleni Topaludhi u përdhunua dhe u hodh nga shkëmbinjtë natën e 28 nëntorit 2018,  në zonën Fokia, të ishullit Rodos.

Por ky nuk do të jetë dënimi i vetëm për 21 vjeçarin shqiptar.

Ai do të ulet sërish në bangën e të akuzuarve më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19 vjeçareje invalide, vepër kjo e kryer bashkë me një 21 vjeçar rom.

Përdhunimi i 19-vjeçares invalide, po në ishullin Rhodes, u krye vetëm 3 ditë pas vrasjes së Eleni Topaludhi, ndërsa akoma policia zhvillonte operacionin për identifikimin e trupit të pajetë që u gjet në brigjet e ishullit dhe vrasësve. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit