Përdhunuesit e 15-vjeçares mbuluan fytyrën në gjyq, Oriola reagon ashpër: U kalbshit në ferr

Përdhunuesit e 15-vjeçares mbuluan fytyrën në gjyq,…

Abaz Doku dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të përdhunuar të miturën 15-vjeçare në Tiranë u shfaqën në gjyq ditën e djeshme me kokën ulur dhe me fytyrën mbuluar.

Për këtë, ka reaguar ashpër modelja Oriola Marashi, e cila tha se nëse do kishin moral dhe turp s’do e bënin atë “denigrim”.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se nuk kanë përse të mbulojnë fytyrën sepse nuk e kanë një të tillë, duke i uruar që të kalben në ferr.

“Të kishit pasur moral dhe turp nuk e kishit bërë atë denigrim. S’keni ca e mbuloni fytyrën se nuk keni një të tillë shpifësira. Poshtë, u kalbshit në ferr”- shkroi Oriola.

Kujtojmë që Abaz Doku abuzonte me të miturën që kur ishte roje në shkollën ku mësonte e 15-vjeçarja. Por si të mos mjaftonte kjo, ai e përndiqte dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit