Përditësim 12 maj: 4 të infektuar të rinj, 876 shkon në total

Përditësim 12 maj: 4 të infektuar të…

4 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 876.

Kjo është dita me më pak të infektuar të rinj në 2 muajt e fundit.

78 përqind e të infektuarve ose 682 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar  2 në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.

Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 10802 persona, prej të cilëve janë:

– 876 të infektuar,

– 31 viktima;

–  682 të shëruar,

–  163 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 24 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 12 maj është:

– Tiranë, 87 pacientë aktivë,

– Krujë, 56 pacientë aktivë,

– Shkodër, 17 pacientë aktivë,

– Fier, 5 pacientë aktivë,

– Kurbin, 3 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Elbasan, 3 pacientë aktivë

– Berat, 1 pacient aktiv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit