Përditësim 5 qershor: 15 të infektuar të rinj, shkon në 1212 totali i të prekurve

Përditësim 5 qershor: 15 të infektuar të…

15 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1212.

10 raste janë në Tiranë, 2 në Kamëz, dhe 3 në Shkodër.

24 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 5 janë në terapi intensive, një prej të cilëve i intubuar.

75 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 17 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1212 të infektuar,

– 33 viktima;

– 898 të shëruar,

– 269 të infektuar aktivë;

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 5 qershor është:

– Tiranë, 183 pacientë aktivë,

– Durrës, 15 pacientë aktiv,

– Krujë, 22 pacientë aktivë,

– Shkodër, 10 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Mat, 9 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Berat, 2 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv,

– Mallakastër, 1 pacient aktiv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit