Përditësim 9 maj: 6 të infektuar të rinj, 856 shkon në total

Përditësim 9 maj: 6 të infektuar të…

6 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 856.

73 përqind e të infektuarve ose 627 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë e Krujë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 224 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 9806 persona, prej të cilëve janë:

– 856 të infektuar,

– 31 viktima;

–  627 të shëruar,

–  198 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 4 është në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 9 maj është:

– Tiranë, 355 pacientë,

– Shkodër, 115 pacientë,

– Krujë, 125 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 40 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 4 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 19 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë,

– Mat, 1 pacient,

– Kamëz, 8 pacientë.

/Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit