Përdorën facebook-un e Bashkisë për fushatë, KAS "përkëdhel" me gjoba të ulta 15 kryebashkiakë të PS-së

Përdorën facebook-un e Bashkisë për fushatë, KAS…

Vetëm 1 milionë lekë të vjetra do të paguajë secili nga 15 kryebashkiakët socialistë, të cilët në këtë fushatë elektorale përdorën edhe faqet zyrtare të bashkive për të promovuar vetveten. E megjithëse shfrytëzuan këto asestet, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi t’i gjobisë me gjoba të ulta e qesharake.


Ndërkohë kryekomisioneri i KQZ, kërkoi që kryebashkiakët të gjobiten me vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Celibashi si duket ka kërkuar të mbrojë kandidatët e partisë, që ishte vete pjesë e vitit 2013. Në KAS u dërguan 20 kryebashkiak që kishin shkelur ligjin, teksa 5 prej tyre u falën.

Kryebashkiakët e gjobitur


Arif Tafani Kryetar i Bashkisë Belsh
Andi Salla Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi Kryetar i Bashkisë Fier
Gledian llatja Kryetar i Bashkisë Elbasan
Redjan Krali Kryetar i Bashkisë Kavajë
Klement Ndoni Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Erion Isai Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë
Eriselnda Sesfa Kryetare e Bashkisë Lushnje
Qerim Ismailaj Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Nuri Belba Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski Kryetar i Bashkisë Pustec
Majlinda Bufi Kryetare e Bashkisë Roskovec
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën

Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh
-Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë
-Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol
-Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd
-Blerim Shera kryetar për Bashkinë e Vorës

Gjoba të tilla nuk janë asgjë përballë propagandës që socialistët janë duke bërë duke përdorur çdo forcë që u jep pushteti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit