Përdorën një fëmijë të vidhte 7 milionë lekë, arrestohen dy tutorët tek '21 Dhjetori'

Përdorën një fëmijë të vidhte 7 milionë…

Një fëmijë vetëm 13 vjeç në Tiranë është shfrytëzuar nga dy burra për të vjedhur 7 milionë lekë në një lokal gjatë natës.

Komisariati nr. 2 i Tiranës ka bërë arrestimin e tutorëve të të miturit, E.H, 23 vjeç dhe B.H, 33 vjeç, që e kishin përvetësuar shumën e parave prej 700.000 lekësh të rinj, të vjedhura nga i mituri 13-vjeçar gjatë natës në një lokal.

Gjatë kontrollit të banesës së 33-vjeçarit B.H, u gjet një pasaportë, një leje drejtimi dhe një kartë identiteti, të falsifikuara.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave të 23-vjeçarit dhe të 13-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit