Përdoreni kundër infeksioneve dhe problemeve me fytin, ja si ta përgatisni kurën e rigonit

Përdoreni kundër infeksioneve dhe problemeve me fytin,…

Limoni dhe xhenxhefili njihen si përbërës kryesore në kurat kundër gripit dhe ftohjes.

Por, ka edhe përbërës të tjerë shumë efikasë.

I tillë është rasti i erëzave dhe barishteve, ku pjesë bën edhe rigoni.

Përfitimet e Çajit të Rigonit Dhe Vaji Esencial

Rigoni është i pasur me antioksidantë dhe elementë kundër baktereve.

Ai përmban fibër, hekur, mangan, vitamin E, hekur, kalçium, acide yndyrore omega-3 dhe mangan të cilët forcojnë imunitetin.

Kjo bimë përdoret kundër azmës, bronshitit, urthit, fryrjeve, dhimbjeve të kokës, lodhjes, dhimbjeve muskulare, të dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

Sipas të dhënave antioksidantët në çajin e rigonit ulin kolesterolin dhe luftojnë tumorin e zorrës së trashë

Çaji I Rigonit Kundër Infeksioneve, Dhe Problemeve Me Fytin

Përbërësit:

4 deri në 6 lugë çaji me rigon të freskët ose të thatë

2 gota e gjysmë me ujë.

1 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një çajnik. Pasi të ketë marrë valë hidhni në të rigonin. Lëreni të ziejë në një temperaturë mesatarë për 10 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pakulluar për 5 minuta.

Më pas kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni të ngrohtë. Çajin e rigonit mund ta pini edhe pas një vakti të rëndë për të përmirësuar tretjen, larguar gazrat dhe parandaluar konstipacionin.

Nëse vuani nga sinoziti, ju mund të bëni avull në ujë të nxehtë ku keni hedhur disa pika nga vajrat esencialë të rigonit dhe eukaliptit.

Këto vajra ju ndihmojnë të hapni rrugët e bllokuara të frymëmarrjes. Çdo problem shëndetësor që mund të keni kërkon një organizëm të hidratuar, gjumë të mirë dhe ushqime të shëndetshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit