Përdori paratë e shtetit për një sondazh pro tij, Sebastian Kurz i hiqet imuniteti

Përdori paratë e shtetit për një sondazh…

Ish-kancelari Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë nuk do të ketë më imunitet. Parlamenti i Austrisë ka votuar pro heqjes së imunitetit për Kurz, pasi akuzohet se ka përdorur paratë e shtetit për të paguar një sondazh pro tij.

Pas akuzave të ngirtura ndaj tij, tani Kurz do të përballet me një hetim për korrupsion. Për këto akuza para disa muajsh ai u detyrua të largohej nga posti i Kancelarit. Partia e tij e qendrës së djathtë Popullore Austriake (ÖVP) mbështeti masën për heqjen e imunitetit të Kurz dhe lejimin e hetimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit