Përdori të dhënat e abonentëve për marketing, Vodafone gjobitet me 1 milionë e 500 mijë lekë!

Përdori të dhënat e abonentëve për marketing,…

Vodafone është gjobitur për shkak se ka bllokuar “portabilitetin” e numrit celular, pra moslejimin e abonentëve të vet që të ndërrojnë kompaninë pa ndryshuar numrin. Komisioneri për të Drejtën e Informimit tha se ka kryer një hetim kundrejt tre operatorëve kryesorë të telefonisë celulare në vend, në lidhje me fushatën e tyre të telemarketingut dhe portabilitetit të numrave. Ky hetim ka nisur që në korrik të vitit të kaluar e në vijim. Për dy kompanitë e tjera ( One dhe Albtelecom) janë dhënë rekomandime, ndërsa Vodafone u vendos të gjobitet pasi “shkeljet e gjetura gjatë hetimit administrativ ishin mjaft të rënda në lidhje me pëlqimin, përpunimin, transferimin, shkatërrimin e të dhënave personale të Pajtimtarëve apo grupeve të interesit”.

Në një dokument të të hetimit administrativ, të datës 26 janar 2021, përmenden një sërë shkeljesh nga kompania Vodafone, ndaj dhe për këtë arsye është gjobitur me një shumë prej 1 milionë e 500 mijë lekësh. Nga hetimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, është konstatuar se kompania celulare ka përdorur të dhënat personale të abonentëve të saj për fushatë marketingu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit