Përdorimi i dronëve kamikazë nga Irani, Zelensky: Tregon falimentimin e ushtrisë ruse

Përdorimi i dronëve kamikazë nga Irani, Zelensky:…

Presidenti ukrainas Zelenskyy ka thënë se përdorimi i gjerë i Moskës i dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet e fundit ndaj vendit të tij ishte një simbol i “falimentimit ushtarak dhe politik” të Kremlinit.

Irani dhe Rusia mohojnë pretendimet perëndimore se Moska përdor dronët e Teheranit në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë thotë se pretentimet e dy shteteve nuk janë të vërteta.

“Vetë fakti i apelit të Rusisë drejtuar Iranit për një ndihmë të tillë është njohja e Kremlinit për falimentimin e tij ushtarak dhe politik”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Më tej, ai shton se përdorimi i dronëve të prodhuar nga Irani mund të krijojë shpresa dhe iluzione për udhëheqësit rusë, por që në fund nuk do të jetë efektive.

Kjo thjesht do t’i tregojë botës edhe një herë se Rusia po shkon drejt humbjes dhe po përpiqet të tërheqë një tjetër nga bashkëpunëtorët e saj në këtë mizori,” përfundoi presidenti ukrainas.

Zelensky tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës janë dëmtuar për shkak të sulmeve të fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit