Përdorimi i fjalës z**** në Twitter u rrit me 500% pas marrjes së platformës nga Elon Musk

Përdorimi i fjalës z**** në Twitter u…

Të dhënat në Twitter të marra pasi Elon Musk përfundoi marrëveshjen e tij për të marrë përsipër platformën e mediave sociale tregojnë se përdorimi i fjalëve me shkronjën ‘z****’ është rritur me gati 500 për qind.

Fjalët me z, që domethënë zezak ose njeri me ngjyrë.

Musk u bë zyrtarisht pronar i Twitter të enjten, 27 tetor, muaj pasi ai njoftoi për herë të parë planet e tij për të blerë faqen në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh, shkruan UNILAD.

Pronësia e tij e re është pritur me reagime të ndryshme nga përdoruesit, disa prej të cilëve janë të lumtur që kanë Musk në krye, ndërsa të tjerë deklaruan se do të mbyllnin llogaritë e tyre nëse themeluesi i SpaceX merrte përsipër.

Pas marrjes së përgjegjësisë, Musk njoftoi se do të formonte një ‘këshill moderatori të përmbajtjes’ i cili do të bashkonte ‘pikëpamje të ndryshme’. “Asnjë vendim i madh për përmbajtjen apo rivendosje llogarie nuk do të ndodhë përpara mbledhjes së këshillit,” shkroi ai në platformë.

Musk e ka shpallur veten si një besimtar të fortë në fjalën e lirë, por disa përdorues tani duket se po përpiqen të testojnë kufijtë e tij duke rritur përdorimin e tyre të gjuhës së diskutueshme, fyese dhe eksplicite në platformë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit