Përdornin 2 hotelet dhe lokalin për prostitucion, arrestohen 4 pronarët në Fier

Përdornin 2 hotelet dhe lokalin për prostitucion,…

Pas rastit të dy ditëve më parë, Policia në Fier ka goditur tre baza të tjera prostitucioni atje. Bëhet me dije se janë vënë në pranga katër persona, pasi ishin pronarë të lokalit dhe dy hoteleve kur vajzat e reja shfrytëzoheshin për prostitucion që nga viti 2022.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit, Nesti Golaj, 69-vjeç dhe Besiko Molishtari, 71-vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastrioti”, gjithashtu është vënë në pranga edhe shtetësia Naxhie Aliaj 63 vjeçe, pronare ë një lokali po në të njëjtën lagje si dhe është arrestuar edhe pronari i një hoteli Tajar Hysenaj, 69 vjeç. Ata prej një viti merrnin peng vajza të reja dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari”, njofton policia.

Ndërkohë Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit