Biznesmenët kanë dendur me vaj palme shqiptarët ndër vite/ Zgjohet AKU sot: I gjobitëm!

Biznesmenët kanë dendur me vaj palme shqiptarët…

Janë të shumta rastet kur bizneset në Shqipëri përdorin vaj palme,  konservantë dhe niseshte në produktet e tyre. Shpesh herë qytetarët ankohen për produktet e pastiçerive, por jo vetëm, për përmbajtjen e lartë të vajit të palmës dhe niseshtesë.

Por, asnjëherë nuk janë marrë masa, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit , ka fjetur në gjithë këto vite dhe kujtohet sot të zhvillojë kontrolle.

Vetëm në Tiranë janë dhjetëra biznese që abuzojnë me përdorimin e vajit të palmës, sidomos në fast-foode, por AKU ka zhvilluar kontroll vetëm në 21 biznese. Dhe pas inspektimeve ka gjobitur 8 prej tyre me vlerë totale 1.7 milionë lekë.

“8 subjekte ndëshkohen nga AKU gjatë kontrolleve për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi.

Në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij”, thuhet në njoftim.

Përdorimi i vajit të palmës, niseshtesë dhe konservantëve në ushqimet që konsumojnë qytetarët vë në rrezik jetën e tyre. Por, AKU nuk ka marrë masa për bllokimin e këtyre bizneseve abuzuese, vetëm i ka gjobitur ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit