Përdorte lokali për prostitucion, arrestohet pronarja në Gjirokastër

Përdorte lokali për prostitucion, arrestohet pronarja në…

Pronarja e një lokali në Gjirokastër, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se përdorte biznesin e saj për prostitucion.

Burimë bëjnë me dije se në lokalin në fjalë,  u gjend i vdekur një 72-vjeçar. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Identiteti i pronares së lokalit ende nuk bëhet me dije por ajo është identifikuar me inicialet M.Z.. Viktima është identifikuar me inicialet K.V.

Njoftimi i Policisë: 

Gjirokastër.

Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit