Përdoruesit në Malin e Zi do jenë të parët në botë që do paguajnë për Viber Plus

Përdoruesit në Malin e Zi do jenë…

Përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të bëhen pjesë e aplikacionit në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të paguajnë dhe mandej të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët.

Kompania thekson se të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën.

Rakuten Viber për 1,99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si:

* Viber pa reklama

* Qasje e shkyçur në afishet me pagesë

* Mbështetje teknike e drejtpërdrejtë

* Ikona unike të aplikacionit

Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin një distinktiv verifikimi me avatarin e tyre (foto e profilit), i cili konfirmon abonimin e tyre premium. Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë te “More” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit dhe më pas në veçorinë e caktuar Viber Plus për të nisur procesin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit