Përfaqësues të transportit publik ngrihen në protestë: S’rifillojmë punën në 15 qershor

Përfaqësues të transportit publik ngrihen në protestë:…

Shoqata e Transportit ka bërë të ditur se nuk do të fillojnë punë me datën 15 qershor. Shoqata e Transportit ka refuzuar rifillimin e punës për shkak se gjatë pandemisë së COVID-19, punonjësit e shtetit nuk kanë paguar për udhëtimin.

Unioni deklaroi se nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë në datë 15, sikur vendosi qeveria, pa u plotësuar kushtet e tyre.

”Sa kohë kemi këto kushte aktuale, të gjithë kompanitë në transportin publik, janë të paafta për të filluar këtë shërbim. Të gjithë operatorët e transportit publik mezi presin rifillimin e shërbimit. Nevoja për të operuar të gjitha subjekte e kanë shumë të madhe. Është  e pamundur të respektohet ai protokoll që ne kemi marrë, nga mediat, në një mjet të transporti qytetas apo ndërqytetës.

Protokoll zyrtar nuk kemi marrë akoma. Një problem tjetër është edhe me faturinot sepse me atë protokoll, 75% e ngarkesës, do të jetë shumë e vështirë të operohet me faturino. Ditën e hënë nuk ka nisje të transportit publik, është vendimi i shoqatës për transportin qytetas e ndërqytetës në këto kushte është e pamundur. Nuk kemi mundësi financiare”, thanë ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit