Përfaqësuesi i PS shoqëron votuesin te kutia: Është brenda rregullave!

Përfaqësuesi i PS shoqëron votuesin te kutia:…

Raste të paprecedenta kemi parë shumë në këto zgjedhje, por ky është i pari i llojit të tij. Kryetari i komisionit, përfaqësues i PS-së është filmuar duke shoqëruar votuesit në kutinë e votimit. Incidenti është regjistruar në një qendër votimi në fshatin Kotë të Vlorës. 

Kjo jo vetëm që është në shkelje të ligjit, por edhe kur e paralajmërojnë se pamjet e tij do të bëhen virale me zë e figurë, ai nuk do t’ia dijë.

Pavarësisht paralajmërimeve, Arben Çela rikthehet tek vendi ku votohet ndërsa ndihmon një zonjë. “Si nuk lejohet? Është brenda rregullave”, dëgjohet të thotë ai, duke insituar se ka të drejtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit