Përfaqësuesit kryesor të 'Alenaca për Teatrin' me COVID-19? Rama ngutet t'u nxjerrë 'bojën' në rrjet vëllezërve Budina

Përfaqësuesit kryesor të ‘Alenaca për Teatrin’ me…

Të njohur si përfaqësuesit më të zellshëm të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”  së bahku me aktorin Neritan Liçaj, dy vëllezërit artistë Edmond dhe Robert Budina, dyshohet se kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Ende nuk ka një deklaratë publike nga vetë vëllezërit Budina, por as nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, megjithatë po flitet se vëllezërit mund të kenë rezultuar pozitiv pas testimeve të bëra.

Kjo lidhet edhe me faktin se në vendin tonë së fundmi ka një shtim të vazhdueshëm të rasteve ditore me COVID-19.

Kujtojmë se vëllezërit Budina kohët e fundit ishin përfshirë në një tur në të gjithë Shqipërinë për të mbledhur firmat në një peticion që të ndalonte tjetërsimin e truallit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e tij në projektin fillestar.

Vëllezërit Budina janë proceduar gjithashtu edhe penalisht për shkak të protestës në mbrojtje të çështjes së Teatrit Kombëtar.

Synimi i tyre është rindërtimi i godinës së TK-së në modelin e dikurshëm dhe në të njëjtin vend.

Por në një kohë që askush që ka lidhje me dy artistët nuk ka folur për një infektim të tyre më koronavirus, njoftimin për sëmurjen e dy vëllezërve Budina ka nxituar që ta shpërndajë në rrjetet sociale në Twitter dhe Facebook vetë kryeministri Edi Rama, i cili me ngazëllim njoftoi se, duhet të bëhet ende kujdes nga të gjithë pasi rreziku nuk ka kaluar.

Ja reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në Facebook:

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit