Përfaqësuesja e FMN: Shqipëria nuk është gati për Amnistinë Fiskale

Përfaqësuesja e FMN: Shqipëria nuk është gati…

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri, Yan Sun, deklaroi se amnistia fiskale përbën dëmtim për moralin tatimor. Yan Sun ka shprehur shqetësimin e të gjithë ndërkombëtarëve për Aministinë Fiskale.Në konferencën e përbashkët, FMN ndër të tjera u ndal në performancën e ekonomisë ndikuar prej inflacionit që pritet të normalizohet gjatë vitit të ardhshëm.

Pas kritikave të dhënave më herët, këtë të hënë në një konferencë të përbashkët me Ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri, Yan Sun foli qartë për rreziqet e amnistisë

Yan Sun:  “Ne kemi marrë ligjin që kur doli për konsultim publik dhe kemi pasur komentet dhe shqetësimet tona. Projektligji mund të konsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Përfshin një falje te konsiderueshme, të atyre që kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve. Qeveria duhet të korrigjojnë amnistinë në një program të projektit vullnetar, e po kështu me një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë kompetenca për publikun që ka një aftësi për të kuptuar një gjë të tillë. Për më tepër dhe në studime që janë bërë në tregje e vende në zhvillim është e vështirë që në të tilla kushte të bëhen, ku ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit.”

Në përmbyllje të misionit vëzhgues në vend, përfaqësuesja e FMN u ndal në zhvillimin ekonomik të deritanishëm pas goditjeve inflacioniste. Sipas znj. Sun, paketa e rezistencës sociale duhet të shpërndahet vetëm tek shtresat në nevojë: “Duke pasur parasysh situatën aktuale dhe në kushtet financiare që janë në shtrëngim e sipër, kemi rekomanduar që paketa të jetë më e shënjestruar që ta marrin ata që kanë më nevojë, jo të gjithë. Ka njerëz që edhe çmimin e energjisë mezi e përballojë.”

Në konferencën e përbashkët, një fokus të veçantë pati prezenca e inflacionit që sipas Guvernatorit të bankës qendrore do të jetë prezent deri në fund të vitit. Për ministren e Financave, ekonomia ka performuar pozitivisht  duke bërë që buxheti të mbledhë më shumë para duke sjellë optimizëm që borxhi publik të ulet.

Delina ibrahmaj: “Presim që borxhi publik të jetë nën nivelin 70% të GDP deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte në fund të 2021. Sa i përket objektivave kryesore, mbetemi të përkushtuar në uljen e borxhit publik në përputhje me rregullat fiskal, synojmë të kalojmë në balancë primare pozitive nga viti i ardhshëm dhe nga 2024 bëhet detyrim ligjor që e bën të detyrueshme arritjen e një balance pozitive.”

Në përmbyllje të rekomandimeve, FMN parashikon që 3.7% të jetë rritja ekonomike për 2022 falë aktivitetit në turizëm, pasurive të paluajtshme e shërbime por “kjo rritje parashikohet të ngadalësohet me 2% në vitin e ardhshëm.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit