Performuesi më i ri në Met Gala ishte një buburrec!

Performuesi më i ri në Met Gala…

Festa më e madhe e modës u zhvillua mbrëmjen e së hënës, 1 maj në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Met Gala e këtij viti kishte si temë qendrore stilistin e ndjerë dhe legjendën e modës Karl Lagerfeld. 

Ka qenë një natë plot shkëlqim dhe personazhet më të rëndësishëm që kanë qenë të pranishëm na kanë dhënë poza të shumta e të ndryshme dhe veshje ekstravagante. 

Në këtë mbrëmje spektakolare, një buburrec u vu re duke ecur përgjatë tapetit ngjyrë bezhë! Në fakt, insekti u shfaq pak para se Rihanna të ecte në tapet.

Buburreci u hodh mbi tapet teksa tentoi të ngjiste shkallët kur u pikas nga sigurimi i ndërtesës. Spektatorët dëgjoheshin duke bërtitur të tmerruar. 

Tapeti i sivjetshëm në ngjyrë bezhë e bëri insektin të binte më shumë se sa të ishte përdorur e kuqja tradicionale. Megjithatë, ajo tërhoqi shpejt vëmendjen e shikuesve, përfshirë fotografët e modës, të cilët kapën buburrecin dhe video u bë virale./Protothema

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit