Përfshihet nga flakët banesa në Durrës, 4 persona të asfiksuar

Përfshihet nga flakët banesa në Durrës, 4…

Një banesë është përfshirë nga flakët në e Durrës mesditën e sotme, ndërsa katër persona janë dërguar në spitalin rajonal të asfiksuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, dhe për pasojë është djegur rrjeti energjisë, ndërsa tymi është shpërndarë në të gjithë pallatin. Si pasojë e ngjarjes katër persona janë asfiksuar nga monoksidi i karbonit dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas burimeve nga spitali i Durrësit, gjendja shëndetësore e personave të dërguar me urgjencë në spital është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit