Përfshihet nga flakët ish-trikotazhi në Korçë, lëndët kimike rrezikojnë jetën e qytetarëve

Përfshihet nga flakët ish-trikotazhi në Korçë, lëndët…

Ish-trikotazhi në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët për shkak të lëndëve kimike. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.9 të qytetit.

10 familje janë të rrezikuara për shkak të helmit që lëshojnë mbetjet kimike dhe pritet që të nxirren nga banesat e tyre për tu evakuuar. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për lëndë kimike që krijojnë reaksion me njëra-tjetrën në prani të faktorëve të jashtëm, si temperatura apo lagështira.

Kjo gjë sjell edhe çlirimin e gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë çdo qytetar pranë tyre.

Foto nga ngjarja në Korçë

Vetë banorët e zonës u kanë bërë apel organeve kompetente për të stabilizuar situatën. Ata deklarojnë para kamerave se nuk është hera e parë që përballen me një situatë të tillë.

“Është e pamundur të jetojmë në këtë situatë. Është përsëritur shumë herë. Na rrezikohet jeta nga helmet. Të bëhet diçka për ta zgjidhur,”– deklarojnë ata ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit