Përfshihet nga flakët ndërtesa shumë katëshe pranë Burj Khalifa

Përfshihet nga flakët ndërtesa shumë katëshe pranë…

Ditën e sotme një zjarr ka përfshirë ndërtesën 35-katëshe në Dubai, e cila ndodhet pranë Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botës.

Mësohet se zjarri është shuar. Sipas mediave ndërtesa që mori flakë quhet 8 Boulevard Walk dhe është një nga qiellgërvishtëset e Emaar, kompania kryesore e ndërtimit e mbështetur nga qeveria.

Deri tani nuk ka viktima apo të lënduar megjithse autoritetet janë duke punuar ende. Në natën e Vitit të Ri në 2015, një zjarr përfshiu në Address Downtown, një nga hotelet më luksoze në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifa

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit