Përfshihet nga flakët një banesë 3 katëshe në Shëngjin

Përfshihet nga flakët një banesë 3 katëshe…

Një banesë 3 katëshe, është përfshirë nga flakët në Shëngjin. Forcat Zjarrëfikëse kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të vënë në kontroll flakët që kanë përfshirë banesën.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në banesë ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveçse dëme materiale Pritet zbardhja e detajeve të reja në vijim.

Njoftimi i Plotë

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2021, rreth orës 13:20, në Ishull Shëngjin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.C., ku ka vetëm dëme materiale.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit