Përfshihet nga flakët një magazinë në Berat

Përfshihet nga flakët një magazinë në Berat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës një magazinë me materiale bujqësore në fshatin Veterik, Bashkia Berat. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan një banesë dykatëshe ngjitur me magazinën, duke depërtuar edhe në katin e parë të saj përpara mbërritjes së zjarrfikësve.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe, pas një pune intensive, arritën të vënë situatën nën kontroll dhe të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ndërhyrja e tyre shmangu dëme edhe më të mëdha në banesën e rrezikuar.

Si pasojë e zjarrit, magazina me prodhime bujqësore u shkrumbua plotësisht. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e zjarrit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit