Përfshihet nga flakët një makinë në Fier, nuk ka persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në Fier,…

Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Fier. Policia shkruan se, makina ka marrë flakë në vendin e quajtur “Mbrostar”. Makina ka marrë flakë në ecje e sipër dhe ka qenë me drejtues personin me iniciale D.K. Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë për shkak të një defekti në motor, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Mbrostar” Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit