Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë, disa qytetarë ende brenda

Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë, disa…

Një pallat është përfshirë nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se në pallat ka ende banorë të cilët nuk kanë dalë. Personat e fundit që dolën ishin të nxirë nga tymi dhe shfaqnin probleme me frymëmarrjen. Dyshohet se zjarri ka rënë te makinat që ndodhen te garazhi i pallatit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati. Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit