Përfundojnë në pranga artistët shqiptarë

Përfundojnë në pranga artistët shqiptarë

Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane.

Sipas mediave kosovare artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Gjatë kohës që po zhvillohej koncerti policia zvicerane ka zhvilluar një kontroll dhe ka arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Këngëtari Labinot Rexha, u ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane dhe policia e ka lënë të lirë. Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

Ndërsa Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, janë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin në paraburgim.

Nëse dikush shfrytëzon vizën turistike dhe identifikohet ngs policia vendase, atëherë përballet me rregullat e atij shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit