Përfundojnë në spital/ Makina me dy fëmijë e drejtuar nga nëna, përmbyset në rrugë

Përfundojnë në spital/ Makina me dy fëmijë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Një automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Mësohet se makina drejtohej nga një grua, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët janë dërguar në spital.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të jetë bërë pakujdesia e drejtueses së automjetit. Në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur tabela “shofere e re”.

Të dhëna paraprake bëjnë me dije se tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit