Përfundon Bundesliga, ja verdiktet finale

Përfundon Bundesliga, ja verdiktet finale

Bundesliga zhvilloi sot javën e fundit të sezonit 2019/20, kur pas disa rezultateve befasuese, u vendos edhe renditja përfundimtare në tabelë.

Bayern Munich e kishte siguruar dy javë më parë titullin e kampion për herë të tetë radhazi, ndërsa Borussia Dortmund siguroi vendin e nënkampionit javën e kaluar.

Në Champions League do të marrin pjesë edhe Leipzigdhe Monchegladbach, ndërsa në Europa League do të luajnë Bayer Leverkusen, Hoffenheimi dhe Wolsburg në fazën e kualifikime.

Në fundin e tabelës, Paderborn i Klaus Gjasulës dhe Fortuna Dusseldorf tashmë kanë rënë nga Bundesliga dhe sezonin vijues do të garojnë në Bundesligën 2.

Werder Bremen ku akzitivizohet Milot Rashica e mbylli sezonin në vendin e 16-të, që do të thotë se do të luajë në play-out kundër klubit të radhitur në vendin e tretë në Bundesligën 2 për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Bundesligës. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit