Përfundon ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 maqedonas

Përfundon ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari…

Ka përfunduar ekspertiza e re në lidhje me aksidentin tragjik në të cilin ndërruan jetë 46 pasagjerët e një autobuzi që udhëtonte nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave vendase, ekspertiza, e cila pritet të dorëzohet sot në gjykatën e Pernikut në Bullgari, ka konstatuar parregullsi në sinjalistikën e autostradës Struma.

“Nga inspektimi u konstatuan dy lloje defektesh që ekzistojnë në këtë pjesë. Me ekspertizën e kryer në 3 km janë konstatuar shkelje infrastrukturore para vendit të aksidentit. Së pari, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore (AIR) të Bullgarisë lejoi që shkelje të tilla të ekzistojnë tashmë me ndërtimin e rrugës. Së dyti, ka lejuar që të rrezikohen elemente të caktuara të infrastrukturës, e cila është në lidhje të drejtpërdrejtë me shkaqet e incidentit”, tha avokati i disa viktimave, Nikollai Dimitrov.

Ai shpjegoi se dritat anësore, ngjitur me bankinën mbrojtëse në kilometrin e tretë, vendi pak para ndodhjes së aksidentit, ose nuk i ka ose ka gjashtë herë më pak reflektim të dritës. Dimitrov gjithashtu theksoi se në pjesën e aksidentit mungojnë shenjat e komunikacionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit