Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Berisha: Ngjarje unike

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të…

Sali Berisha ka përfunduar mbledhjen e thirrur në seli që u mbajt me Komisionin e Rithemelimit të PD-së. Ai në këto momente po jep një deklaratë për mediat, teksa ka theksuar se konferenca e sotme është unike, duke  e konsideruar si të veçantë.

Sali Berisha

Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime, ju garantoj se kjo e sotmja është më e veçanta e të gjitha të tjerave të veçanta që kanë qënë. Kjo konferencë mbahet sot, pas kuvendit kombëtar të rithemelimit të PD. Ngjarje kjo unike, si monument lirie, e grave vajzave burrave të lirë, që në kundërshtim, në përballje me narkoshtetit apo të themi më troç, me pengkryetarin dhe me presione të tjera, ngrihen si viganë në një kuvend të lirë dhe vendosin të nënshtrojnë PD. Vendosin të rikthejnë pluralzmin politik në Shqipëri, ju garantoj se pas themelimit të PD në vitin 1990, dhe aktivit të saj kombëtar ky kuvend ishte më perëndimor në rafshin e vlerave që sanksionoi në Kushtetutën e PD.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit