Përfundon në spital kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Përfundon në spital kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Sipas një lajmi nga zyra për shtyp e kryeministrisë së izraelit, Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e sotme, pas diagnostikimit me hernie, ndërkohë që njoftohet se detyrën e tij do ta ushtrojë përkohësisht zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Yariv Levin.

“Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu u zbulua se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot (e diel, 31 mars 2024), kryeministri Netanyahu do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, thuhet në deklaratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit