Përfundon numërimi elektronik/ PS fiton në Elbasan, Kamëz dhe Vorë

Përfundon numërimi elektronik/ PS fiton në Elbasan,…

Për herë të parë në këto zgjedhje lokale është aplikuar votimi elektronik në tre bashki të vendit, Vorë, Kamëz dhe Elbasan.

Pas përfundimit të votimit në Elbasan rezulton se ka fituar PS dhe në Kamëz po ashtu. 

Gjithashtu numërimi ka përfunduar edhe në Vorë ku forcë e parë ka dalë PS. Kujtojmë se nga Bashkia e Vorës disa denoncime erdhën në redaksinë tonë, ku votuesit pretendonin se zgjidhnin një emër tjetër, por sistemi ia jepte votën automatikisht kandidatit socialist.

Po ashtu kujtojmë se numri i votuesve në këto zgjedhje ka qenë minimal rreth 34,7% e popullsisë në rang vendi kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit