Përfundon pas 6 orësh seanca e Thaçit në Hagë, intervistimi do të vazhdojë nesër

Përfundon pas 6 orësh seanca e Thaçit…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u paraqit sot në Hagë për t’u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Që prej orës 13:00 ai po merrej në pyetje ndërsa raportohet se sapo ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje.

Para se te hynte në ndërtesë, kreu i shtetit kosovar tha përpara gazetarëve se beson që nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm.

Ai u shpreh:

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdojë nesër”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit