Përfundon takimi mes Merkel dhe Ramës, nis samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor

Përfundon takimi mes Merkel dhe Ramës, nis…

Pas rreth një ore takim, ka përfunduar tashmë bisedimi dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Tani pritet që dy krerët e shteteve do të shkojnë në drejtim të ‘Tirana bussines park’, ku do të mbahet samiti me liderët e ballkanit perëndimor.

Më herët në vendin ku do të mbahet takimi ka mbërritur kryeministrja serbe Ana Brnabiç, presidenti malazez Milo Gjukanovic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Zoran Zaev i Maqedonisë.

Nga momenti në moment pritet të mbërrijë dhe kryeministri i Bosnje Hercegovinës, ndërsa samiti pritet të nisë në orën 11:50.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit